Adresa: Rr "Ismail Qemali", Pall. Fratari, Kati.6, Ap.21, Tirana, Albania
Website: www.epsa.al
Tel: +355 04 2262711
Email: info@epsa.al

Stafi

E.P.S.A sh.p.k. përfaqësohet në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat nga Përmbaruesit privatë të licencuar Z. Julian AHMETI dhe Z. Gelas YZO.

Z. Julian AHMETI dhe Z. Gelas YZO janë njëkohësisht Ortakë dhe Administratorë të Shoqërisë.

Z. Gelas Yzo është diplomuar në vitin 2005 në degën Juridik pranë Universitetit të Barit, Itali. Pas një eksperience një vjeçare në një studio ligjore në Tiranë ka ushtruar funksionin e përmbaruesit gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë nga viti 2006 deri në vitin 2010.

.

.

.

Z. Julian Ahmeti, u diplomua në vitin 2003 në degën Jurdik pranë Universitetit të Drejtësisë, Tiranë, Shqipëri. Për periudhën 2003-2005 ka ushtruar fillimisht profesionin e juristit dhe më pas avokatit pranë një Studio Ligjore në Tiranë. Për periudhën 2005-2010 ka ushtruar funksionin e përmbaruesit gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë.

Njohuria Ligjore dhe Proceduriale e Z. Gelas Yzo dhe Z. Julian Ahmeti, falë eksperiencës shumëvjeçare pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të plotësuar dhe mbështetetur nga një staf i kualifikuar tekniko-admnistrativ, ku përfshihen financierë, sekretarë dhe ftues/postier, Garantojnë Shërbim Profesional me zgjidhje Efikase dhe Eficente për Klientët.