Adresa: Rr "Ismail Qemali", Pall. Fratari, Kati.6, Ap.21, Tirana, Albania
Website: www.epsa.al
Tel: +355 04 2262711
Email: info@epsa.al

Shërbimet

Bazuar në ligjin Nr. 10031 datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” , shoqëria “E.P.S.A” sh.p.k. kryen funksionin e përmbaruesit gjyqësor privat dhe ka për objekt të veprimtarisë së saj ekzekutimin e titujve ekzekutiv.

EPSA ushtron aktivitetin e saj në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

EPSA garanton këshillimin e palës kreditore mbi pasojat juridike të veprimeve proceduriale si dhe informimin periodik të palës kreditore mbi veprimet e kryera në funksion të ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Duke respektuar me korrektësi dispozitat ligjore që rregullojnë ekzekutimin e detyrueshëm, EPSA ekzekuton të gjitha llojet e detyrimeve neni 510 i Kodit të Procedurave Civile cilëson tituj ekzekutiv:

  1. Vendimet civile të formës së prerë të gjykatës që përmbajnë një detyrim në të holla, vendimet e gjykatës për sigurimin e padisë si dhe vendimet e gjykatës me ekzekutim të përkohshëm.
  2. Vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejtat pasurore (gjobat penale) .
  3. Vendimet e gjykatave të huaja si dhe të arbitrazhit të huaj të cilave iu është dhënë fuqi ligjore sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.
  4. Vendimet e një gjykate të arbitrazhit në Republikën e Shqipërisë.
  5. Aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, aktet për dhënien e kredive bankare dhe aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare.
  6. Kambialet, çeqet dhe letrat me urdhër që barazohen me to.
  7. Aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutiv ( si p.sh. faturat e energjisë elektrike, fatura e ujësjellësit etj.)