Adresa: Rr "Ismail Qemali", Pall. Fratari, Kati.6, Ap.21, Tirana, Albania
Website: www.epsa.al
Tel: +355 04 2262711
Email: info@epsa.al

Rreth Nesh

Shoqëria “E.P.S.A” sh.p.k (Enforcement Private Service Albania), me seli qendrore në Tiranë, ushtron aktivitetin në tregun shqiptar të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

EPSA realizon ekzekutimin e të gjitha llojeve të detyrimeve që neni 510 i Kodit të Procedurës Civile i cilëson si tituj ekzekutiv: Vendimet civile e penale të formës së prerë; Vendimet e gjykatave të huaja si dhe të arbitrazhit të huaj e vendas; Aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla; Aktet për dhënien e kredive bankare dhe jo bankare; Kambialet, çeqet dhe aktet e tjera që konsiderohen tituj ekzekutiv (si p.sh. faturat e energjisë elektrike, fatura e ujësjellësit etj.)

EPSA është person juridik i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me NUIS: L02114025E, i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me Nr. Licence LN-2062-09-2010 dhe i regjistruar pranë regjistrit të përmbaruesve gjyqësor privat në Ministrinë e Drejtësisë.

EPSA garanton:

  • Shërbim profesional, të paanshëm dhe efikas në respekt të plotë të dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e këtij Shërbimi.
  • Shërbimi transparent, cilësor duke vepruar kurdoherë në interes të palës kërkuese pa cenuar në mënyrë të paligjshme të drejtat dhe interesat e palës tjetër.
  • Ruajtjen e sekretit profesional, duke respektuar parimin e konfidencialitetit për palët pjesëmarrëse në procedurën e ekzekutimit të detyrueshëm.

Çfarë është Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat?

Përmbaruesi gjyqësor privat përbën një risi në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë duke ofruar një alternativë konkurruese ndaj Përmbaruesit Gjyqësor Shtetëror.

Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëria përmbaruese private, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së ekzekutimit, përfaqëson autoritetin e deleguar nga Shteti.

Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat është funksion i pavarur me karakter publik që ushtrohet nga personat fizik të licencuar, të cilët mund të organizohen në formën e shoqërisë tregtare sipas legjislacionit në fuqi.

Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëria përmbaruese private ushtron funksionin në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë pa kufizim kompetencash territoriale sipas rretheve gjyqësore.

Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëria përmbaruese private kryejnë dhe mbajnë detyrën në emër të tyre dhe nën përgjegjësinë vetjake.

Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëria përmbaruese private ndalohen të caktojnë apo autorizojnë persona të tjerë që të veprojnë në emër të tyre në një procedurë ekzekutimi pa qenë të licencuar.

Kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë proceduriale të përmbaruesit gjyqësor privat është :

  • Kodi i Procedurës Civile, nenet 510 e vijim të Kodit të Procedurave Civile.
  • Ligji nr. Nr. 10031 datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” i ndryshuar.