Adresa: Rr "Ismail Qemali", Pall. Fratari, Kati.6, Ap.21, Tirana, Albania
Website: www.epsa.al
Tel: +355 04 2262711
Email: info@epsa.al

Dokumentacioni

Ekzekutimi i detyrueshëm rregullohet nga ligji procedurial civil nga nenet 510 e vijim të Kodit të Procedurës Civile. Dhe konkretisht në nenin 515 të Kodit të Procedurës Civile përcakton dhe dokumentacionin ligjor që duhet t’i dorëzohet përmbaruesit gjyqësor për të filluar një procedurë ekzekutimi të cituar më poshtë:

Çdo kreditor (gjyqfitues apo të çdo natyre tjetër të kredisë) duhet të depozitojë:

  • Titullin ekzekutiv (vendimin gjyqësor ose çdo akt që neni 510 i K.Pr.Civile e cilëson titull ekzekutiv ) i cili duhet të jetë detyrimisht në origjinal ose i noterizuar.
  • Urdhrin e ekzekutimit (vendimin gjyqësor që urdhëron përmbaruesin gjyqësor për ekzekutim) i cili duhet të jetë detyrimisht në origjinal.
  • Mandatin bankar, në të cilin konfirmohet kryerja e pagesës së tarifës përmbarimore.
  • Kërkesën e palës kreditore për vënien në ekzekutim e cila duhet të bëhet detyrimisht me shkrim.
  • Prokurën e përfaqësimit nëse pala kreditore përfaqësohet nga një person tjetër.

Plotësimi i këtij dokumentacioni është detyrim ligjor që ligjëvënësi ia ka ngarkuar palës kreditore.

Depozitimi i këtij dokumentacioni nuk mund të anashkalohet në asnjë rast dhe çdo dosje e hapur me mangësi në dokumentacion është në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër çdo veprim i kryer është i pavlefshëm dhe cënon rëndë interesat e palës kreditore si dhe ngarkon me përgjegjësi ligjore përmbaruesin gjyqësor.